Autoritetet nga Departamenti i Policisë Kufitare kanë bërë me dije për dy raste të kontrabandimit me migrantë të regjistruar në Pikë Kalimin Kufitar ‘Dheu i Bardhë”.
KONTRABANDIM ME MIGRANTË
· PKK. Dheu i Bardhë, 19.09.2021 – 01:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka kontrabanduar një mashkull dhe një femër, kosovarë, duke tentuar që të udhëtojnë me veturë për në një shtet perëndimor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit iu janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
· PKK Dheu i Bardhë, 19.09.2021 – 07:00. Është raportuar se pesë viktima, tre meshkuj dhe dy femra të gjithë familjar kosovarë janë ndaluar në vendkalim kufitar në dalje të Kosovës. Ata kishin qenë duke udhëtuar me një veturë me targa të Serbisë, me drejtues dëshmitari, mashkull shtetas i Serbisë. Sipas viktimave destinacionin i tyre kishte qenë një shtet perëndimor dhe për ti dërguar atje një të dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë i kishin paguar 9000 euro. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të hetohet dhe nuk raportohet për të arrestuar.