Në Shqipëri sipas të dhënave të publikuara nga ‘Our World in Data’ rreth 1.66% e popullsisë është e konsideruar si e prekur nga varësia e alkoolit. Kjo është përqindja më e ulët në rajonin e Ballkanit.
Vendet e Ballkanit njihen për dashurinë e tyre për pijet alkoolike dhe rakinë në veçanti. Megjithatë kalimin nga pijedashës në pijanec është një vijë mjaft e hollë që i ndan.
Varësia nga alkooli është një nga çrregullimet e sistemit qendror dhe bën pjesë tek sëmundjet mendore. Përqindja e ulët reflekton edhe mungesën e trajtimit të specializuar nga ana e të prekurve në Shqipëri.
Rekordin në rajon për varësinë nga pijet alkoolike e mban Bosnje dhe Hercegovina me rreth 2.8% të popullsisë të varur nga përdorimi i alkoolit.
Edhe në Malin e Zi, të varurit nga alkooli janë sa 1.69% e popullsisë së vendit, me një diferencë shumë të ngushtë me Shqipërinë. Në Maqedoni dhe në Serbi të varurit janë rreth përkatësisht 1.7 dhe 1.8%.
Në të gjithë botën sëmundja e varësisë nga alkooli renditet e treta ndër sëmundjet mendore më të përhapura. Përqindja e popullsisë së prekur në botë është 1.37%, më e ulët se në Shqipëri.