Kosova në xhudo pati një vit jashtëzakonisht të suksesshëm, të cilin e përmbylli këtë muaj në “Masters” në Qingdao të Kinës.
Të artën në këtë garë e fitoi xhudistja 24-vjeçare, Distria Krasniqi.
Rrugëtimin në këtë turne, Distria Krasniqi e filloi duke siguruar fitore në rundin e dytë kundër gjermanes Katharina Menz, pasi që rundin e parë e kaloi pa luftë, duke e siguruar kështu një vend në çerekfinale.
Xhudistja kosovare e vazhdoi luftën për medaljen e artë duke e mposhtur edhe xhudisten nga Kazakistani Otgonstetseg Galbadrakh në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale u tregua shumë e fortë për Uranstetseg Munkhbat nga Moldavia.
Ndërsa, në finalen e madhe, kosovarja e dëshmoi sërish forcën e saj duke e mposhtur xhudisten nga Mongolia, Naransetseg Ganbaatar, të cilën e mposhti me Ippon në Golden Score.