Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj gjatë vizitës në Gjilan ku pati takim me Këshillin Drejtues të Degës së AAK-së, e ku u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe mobilizimi për zgjedhje, ka nderuar edhe me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe dhe Shtet”, personalitete të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe Fadil Gashin, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Kreu i AAK-së në Gjilan, Agim Zuzaku, iu është gëzuar këtij nderimi duke thënë se nga themelimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, Fadil Gashi i ka qëndruar besnik AAK-së duke kontribuar për shumë vite.
“Për këtë kontribut të madh, kryetari Ramush Haradinaj e ka çmuar Fadil Gashin, në nderim të punës dhe shërbimit me besnikëri, përkushtim dhe profesionalizëm me medaljen: “Me besim në Zot, Atdhe dhe Shtet” /2LONLINE.com/