Ditë më parë, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kishte deklaruar publikisht për problemet që i ka komuna, si partner publik, me partnerin privat në Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Eco-higjiena”, që sipas Hazirit, partneri privat nuk po e respekton kontratën.
Për më tepër, ai e kishte dhënë një afat 30 ditor, që të dyja palët të ulen për t’i zgjidhur problemet, në të kundërtën, siç kishte thënë Haziri, ndërmarrja do të kthehet në pronësi qind për qind të Komunës pasi partneri privat nuk e ka respektuar kontratën, dhe që nuk do të tolerojnë më që devidenta e komunës të mos shpërndahet drejtë dhe se interesi i punëtorëve duhet të mbrohet.
Për më tepër, LEXO – Haziri: Për zgjidhjen e problemeve me partnerin privat në “Ecohigjienë” – 30 ditë afat
Nga ana tjetër, drejtues të kësaj kompanie kanë shtruar pyetjen se pse, sa herë gjërat nuk shkojnë mirë në komunë, është bërë praktikë t’i hidhej faji dikujt dhe se gjendet pikërisht kompania Eco-Higjiena, që përherë duhet të jetë “fajtore” ditore për çfarëdo qoftë, nëse në komune nuk shkojnë gjërat ashtu si që duhet shkuar.
Drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie, Senad Ramaj në vend të reagimit ndaj deklaratave të kreut të komunës, ka zgjedhur variantin për t’i prezantuar të arritur përgjatë vitit që shkoi, duke thënë se “Eco-Higjiena“ e ka përfunduar kënaqshëm vitin 2017!
“Edhe në vitin 2017 Kompania “Eco – Higjiena” ia doli pa subvencione qeveritare apo komunale. Startoi viti shumë vështirë, me një grevë të paligjshme që u mbështet për keqardhje, përmes disa reprezentuesve komunal. Shumica e qytetarëve me të drejtë ishin të hidhëruar. Megjithatë, u bë e mundur të arrihet, që shpenzimet rrjedhëse të mbulohen nëpërmjet të hyrave”, thotë drejtori ekzekutiv, Senad Ramaj.
Sipas tij , gjatë 2017-tës ishin grumbulluar dhe transportuar 30.857 tonelata mbeturina të amvisërive dhe klientëve të tjerë dhe janë deponuar në mënyrë korrekte në deponi.” Prapa kësaj qëndron puna dhe angazhimi i 143 punëtorëve të cilët përmbushën obligimet e tyre ditore, duke punuar në çdo kohë stinore; për punën e të cilëve si ekip në “Eco-Higjienë” jemi krenar” , thotë Senad Ramaj.
Ai tha gjithashtu se është e kënaqshme që shumë klientë kanë rregulluar borxhet e tyre të vjetra dhe tarifat e tyre tani i paguajnë rregullisht. “Ne kemi filluar që t’i dorëzojmë borxhlinjtë që kanë shuma të larta tek përmbaruesi. Mullinjtë e sistemit ligjor mbase bluajnë ngadalë, megjithatë ata bluajnë”, thotë tutje Ramaj dhe këshillon të gjithë klientët të cilët kanë akoma borxhe të vjetra, që të vijnë për të rregulluar dhe arritur ujdi, në mënyrë që t`i shmangen shpenzimeve të panevojshme administrativo-juridike si dhe tarifave ekzekutuese dhe kamatave.
Sipas itj, edhe “Eco – Higjiena” ka rregulluar po ashtu borxhet e saja të vjetra vitin e kaluar.
Ramaj thotë se e pakëndshme është që, as pas 20 muajsh nuk u mor ndonjë vendim në lidhje me shërbimet publike në pastrim dhe mirëmbajtje të sipërfaqeve publike dhe mbikëqyrjen e parqeve. “Në fakt, këto shërbime janë pjesë e Marrëveshjes së PPP-ës dhe duhet që Kompanisë “Eco – Higjiena” t`i jepen, në të cilën ndërmarrje komuna po ashtu participon me 49 %”, thotë ai.
“Përkundrazi , në muajin gusht 2016 u shpall tenderi publik, i cili pas shumë ankesave dhe pretendimeve, u anulua më në fund në nëntor 2017. Pa një kontratë, komuna po refuzon të paguajë faturat për shërbime. Më 16 shkurt 2018, skadoi kontrata e përkohshme e gushtit 2017. Prandaj, në fund të shkurtit nuk ishte e mundur që të vazhdohen kontratat e punës të 20 punëtorëve të zellshëm dhe të përkushtuar. Kërkesat në kontratën e re janë shumë më të larta se në kontratën e vjetër dhe megjithatë, ne kemi ofruar një çmim 25 % më të ulët vetëm për të siguruar 25 -30 vende pune për 3 vitet e ardhshme. Më shumë se 2 javë ne jemi duke pritur për një vendim të komunës. Pa kontratë nuk mund të punësojmë dhe paguajmë njerëzit”, thotë Ramaj.
Sipas tij, pas plotë 4 viteve hapen sërish diskutime tani, në lidhje me kontratën e parë të PPP-ës të nivelit lokal në Republikën e Kosovës. “Ka pasur shumë takime pune, ekspertiza të ekspertëve dhe përpjekje për ndërmjetësim nga organizatat ndërkombëtare. Plot 2 vjet rresht, zyrtar të komunës së Gjilanit po përpiqen në mënyrë permanente nëpërmjet akuzave penale ta diskreditojnë dhe të vënë nën presion partnerin privat. Mirëpo, është fakt i paluhatshëm se, asnjëri nga të dy partnerët nuk i kanë përmbushur plotësisht obligimet e veta sipas kontratës PPP-ës” sqaron Ramaj.
Drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie, Senad Ramaj thotë se nga qeveria e re komunale dëshiron që dallimet me partnerin privat të zgjidhen shpejt përmes një dialogu konstruktiv, në mënyrë që kompania pa pengesa dhe e qetë të jetë në gjendje t’i përmbushë detyrën e saj ndaj qytetarëve.
Përndryshe ai ka falënderuar të gjithë furnizuesit, partnerët dhe punonjësit, pa të cilët, siç thotë, nuk do të ishte e mundur të realizoheshin të arriturat e vitit 2017.
Për më tepeëer, ai ka ofruar edhe një tabelë ku pasqyrohet me shifra zhvillimi i Ndërmarrjes Eco-Higjiena që nga fillimi më 1 korrik 2012, si më poshtë.