Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll, e ku edhe skuadra gjilanase Drita do të ballafaqohet me Prishtinën. Takimi i parë kishte përfunduar baras, dhe në ndeshjen e nesërme, këto dy skuadra synojnë fitore, dhe finalen e Kupës e me këtë edhe kupën e Kosovës, që ua mundëson daljen në Evropë.
Në prag të ndeshjes së kupës së Kosovës FC Drita – FC Prishtina, trajneri i skuadrës gjilanase, Zekirija Ramadani ka deklaruar se nesër do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme duke e ditur që për Dritën është një biletë për Evropë, andaj motivi te ekipi është shumë i lartë.
“E dijmë që përballë kemi një ekip me shumë cilësi siq është FC Prishtina, por që ne i kemi të qarta synimet tona dhe nesër pres që secili lojtar të jap atomin e fundit në fushë”, ka thënë tutje Ramadani.
Sipas kryetrajnerit të skuadre bardh e kaltër, ekipi do të jetë i kompletuar në përjashtim të Smakiqit dhe Selmanit por se, sipas Ramadanit, gëzon shumë rikthimi i Ron Brojës, i cili ishte një mungesë e madhe ku lëndimi e mbajti jashtë fushës rreth 40 ditë. /2LONLINE/