DYLON

UP përfundon procesin e zgjedhjes së dekanëve të rinj

UP përfundon procesin e zgjedhjes së dekanëve të rinj
Avatar photo Redaksia

Sot, në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së dekanëve të rinj në katërmbëdhjetë fakultetet e ndryshme të universitetit.

Procesi është zhvilluar në mënyrë të rregullt, të qetë dhe ka rezultuar në zgjedhjen e suksesshme të dekanëve, thuhet në njoftimin e UP-së.

EkoHigjiena

Dekanët e zgjedhur apo rizgjedhur në njësitë përkatëse akademike janë:

1. Fakulteti i Arkitekturës: Prof. Violeta Nushi

2. ⁠Fakulteti i Arteve: Prof. Hazir Haziri

3. ⁠Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë: Prof. Arben Musliu

4. ⁠Fakulteti i Edukimit: Prof. Blerim Saqipi

5. ⁠Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit: Prof. Florian Miftari

6. Fakulteti Ekonomik: Prof. Driton Balaj

7. Fakulteti i Filologjisë: Prof. Abdulla Rexhepi

8. Fakulteti Filozofik: Prof. Bekim Baliqi

9. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: Prof. Isak Shabani

10. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike: Prof. Mirlind Bruçi

11. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit: Prof. Florim Grajçevci

12. Fakulteti Juridik: Prof. Avni Puka

13. Fakulteti i Mjekësisë: Prof. Sefedin Muçaj

14. Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore: Prof. Kajtaz Bllaca

Mandati i dekanëve të rinj fillon me 1 tetor 2024, me fillim të vitit të ri akademik.

Universiteti uron dekanët e rinj për zgjedhjen dhe ju dëshiron sukses në përmbushjen e mandateve të tyre dhe në realizimin e misionit dhe objektivave të tij si një institucion lider në arsimin e lartë, thuhet në njoftimin e UP-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.