Nesër, në kuadër të javës së 28-të, të Superligës së Kosovës në futboll, takohen FC Drita dhe FC Liria. Nga ekipi gjilanas shprehen optimist, ndërsa në konferencën për media pranuan se do të jetë ndeshje e vështirë, por besojnë në rezultatin pozitiv.
“Nesër kemi një ndeshje përballë FC Lirisë, e cila e dijmë që gjithmonë ka krijuar vështirësi ndaj ekipit të Dritës, mirëpo unë kam besim që ekipi ka marrë mësim nga e kaluara dhe kam parë një seriozitet të lartë, duke e marrë si finale të radhës”, tha fillimisht kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani.
Trajneri Ramadani tha se e ka analizuar kundërshtarin në detaje dhe shtoi se e di cili mund të jetë çelësi për ta fituar ndeshjen.
Shpresojmë që nesër të hapim rezultatin në fillim të takimit sepse vetëm ashtu mund t’ia lehtësojmë vetes punën, sepse çdo minutë që kalon FC Liria do të ketë motiv për të dhënë maksimumin deri ne fund. Prandaj nëse hapim lojën tonë do të mund ta menaxhojmë dhe do t’rikthehemi motivit tonë deri në fund”, përfundoi Ramadani.
Ndeshja luhet të shtunën në ora 15:00, te stadiumi ndihmës me bari sintetik në Gjilan. /2LONLINE/