Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka bërë me dije se pas fillimit të tranzicionit të FSK-së, ushtria vetëm po i thellon raportet me ShBA-në.
Ai nuk beson që raportet e Qeverisë me ShBA-në për shkak të taksës për mallrat serbe do të mund të ndikojnë në bashkëpunimin e FSK-së me partnerët e saj strategjikë.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se të gjitha përgjegjësitë dhe kapacitetet aktuale të FSK-së që dikur kanë qenë nën përgjegjësinë e KFOR-it, gradualisht po barten te FSK-ja.
Gjenerallejtënant Rama ka bërë me dije se viti i parë i tranzicionit të FSK-së ka të bëjë më tepër me çështje administrative në ministri dhe për ndërtimin e Shtabit të Përgjithshëm, por edhe për ndërtimin e kapaciteteve trajnuese për misionin dhe mandatin e ri.
BURIMI: Epoka e re