Prokuroria Themelore në Gjilan paraqet dy kërkesa për paraburgim për substanca narkotike

Prokuroria Themelore në Gjilan paraqet dy kërkesa për paraburgim për substanca narkotike

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve F.TH. (1974), XH.H. (1961), dhe L.M. (1962), për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ nga neni 273 paragrafi 2, 3 dhe 5 lidhur me nenin 31 dhe 35 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit F.TH., XH.H. dhe L.M., më 24 janar 2019, në rrugën Prishtinë – Gjilan, pa autorizim kanë blerë dhe poseduar substanca narkotike, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, në atë mënyrë që pasi nga policia është ndalur automjeti, të cilin e drejtonte i dyshuari F.TH., në të cilin automjet kishte qenë edhe i dyshuari XH.H., në bagazhin e të njëjtit është gjetur 52.37 kg, substancë narkotike e llojit ‘’Marihuanë’’.

Ndërsa, tek parkingu i qendrës tregtare ETC, në Gjilan, nga policia është arrestuar edhe i dyshuari L.M., i cili kishte për të pranuar substancën narkotike, e cila edhe është konfiskuar nga policia. Po ashtu, janë konfiskuar edhe dy vetura, 4 telefona celular dhe 2,000 euro.

Gjithashtu, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të miturit A.I. (2001), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ nga neni 273 paragrafi 1 dhe 5 të KPRK-së.

Dyshohet që, i mituri A.I., më 25 janar 2019, në Viti, ka poseduar substancë narkotike, të llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej 108.6 gram, e cila është konfiskuar nga policia.

Prokuroria, i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake, që të dyshuarve dhe të miturit t’iu shqiptojë masën e paraburgimit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale.

KOMENTE