Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 20 aksidente trafiku, nga të cilat 6 me lëndime në njerëz dhe 14 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shqiptua 814 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, duke iu referuar të njëjtit raportit javor, në këtë rajon janë shënuar 39 incidente, ndërsa ka pasur 20 të arrestuar apo ndaluar, të atyre që kanë ra ndesh me ligjin. /2LONLINE.com/