DYLON

Dënohet me 5 muaj burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Dënohet me 5 muaj burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit R. B., duke e gjykuar në kohëzgjatje prej 5 (pesë) muaj burgim.

I akuzuari në pozitën e Komandantit të Shërbimit të Zjarrfikësve, me datë 18.06.2019 në komunën e Kamenicës, përkatësisht në pompën e derivateve të naftës “Borovci Oil”, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare apo autoritetin e tij zyrtar, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe shkaktimin e dëmit të dëmtuarës shërbimit të zjarrfikësve, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, duke e mbushur automjetin e tij privat të markës BMW X3, me derivate në sasi prej 58 litra apo në vlerë 64,96 Euro, ndërkohë ka ofruar të dhënat e automjetit zyrtar të markës Mercedes.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shqiptuar dënim prej 5 muaj burgim, gjithashtu i akuzuari obligohet që të kompensoj komunën e Kamenicës për dëmin e shkaktuar.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​ /2LONLINE.con/

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.