Nën organizimin e Fondacionit për edukim kulturor dhe trashëgimi – FEKT, në Rahovec, në datat: 4, 5 dhe 6 shtator 2017, do të mbahet “Festivali Ndërkombëtarë i Poezisë”.
“Vera dhe poezia, janë antike po aq sa edhe dashuria për to, prandaj me këtë nismë të re, do t’ia shtojmë Kosovës vëmendjen kulturore”, thuhet në njofitmin-ftesë të organizatorit.
Sipas ideatorit të këtij festivali, Fahredin Shehu, pjesemarrës në këtë festival pritet të jenë poetë të shquar ndërkombëtarisht dhe që vijnë për herë të parë në Kosovë nga shtetet si: Kuba, Filipine, SHBA, Greqia, Turqia, Tunisia, Italia, BuLlgaria, Gjermania, Maqedonia, Mali i Zi, Britania e Madhe, Jordania, Shqipëria etj.
Po ashtu do të promovohet edhe libri i poetit amerikan William S. Peters, “Kosovë e dashur…ëndrrat e Rahovecit”.
Përndryshe, ky është edicioni i tretë me radhë i këtij Festivali që mbahet në Rahovec.