DYLON

Kryeministri Kurti në ceremoninë e varrimit të Xhevdet Bajrajt: Poet dhe njeri i papërsëritshëm

Kryeministri Kurti në ceremoninë e varrimit të Xhevdet Bajrajt: Poet dhe njeri i papërsëritshëm
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të poetit Xhevdet Bajra, i cili është ndarë nga jeta me 22 qershor të këtij viti.

“Erdhëm këtu që t’i japim lamtumirën e fundit dhe të vendosim lule të freskëta te varri i poetit të madh të popullit tonë, Rahovecit, të Kosovës, të letërsisë dhe artit shqip”, ishin fjalët e para të kryeministrit pas përfundimit të ceremonisë së varrimit.

EkoHigjiena

Ai është poet dhe njeri i papërsëritshëm, tha më tej kryeministri, që e ka dashur shumë tokën, natyrën, qiellin, zogjtë e lirinë dhe na kanë bërë, që edhe ne t’i duam të gjitha këto edhe më shumë.

“E ka dashur popullin e shoqërinë e në veçanti e ka dashur Rahovecin dhe rrushin, andaj, ai do të prehet këtu i qetë, por vepra e tij, poezia e tij, do të jetojë shumë, shumë gjatë e po aq gjatë edhe do të studiohet nga brezat që vijnë”, u shpreh kryeministri Kurti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.