DYLON

Lista e përzgjedhur e poetëve për orën e madhe letrare, “Pena e Flakës”

Lista e përzgjedhur e poetëve për orën e madhe letrare, “Pena e Flakës”
Avatar photo Redaksia

Sipas Thirrjes publike për të lexuar në Orën e madhe letrare ku garohet për Çmimin letrar “Pena e Flakës”, si pjesë e pandashme e Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit”, të datës 29 dhjetor 2023 e që u mbyll me 20 janar 2024, Juria profesionale për dhënien e këtij Çmimi ( emrat e të cilëve do të bëhen publikë me 31 janar 2024 ) , nga gjithsejt 30 poezitë konkuruese, ka zgjedhur për lexim, dhe që vazhdojnë garën për Çmimin e Orës së madhe letrare “Pena e Flakës” 2024, janë :

Alketë Spahiu – Dialog me fustanat

EkoHigjiena

Arsim Halili – Stinëve të trembura në mjegull

Diella Çitaku – Zhveshja e ditës

Dhimitër Pojanaku – Dëbora e burgosur

Elesa Halimi – Kosovë, toka ime e bukur

Emrah Bilalli – Gjysma e asaj që nuk jemi

Erdonitë Hebibi –Adi me më dasht

Farida Ramadani – Botë me dhimbje

Ibush Vishi – I ngritur me yje

Kasam Shaqirvela – Plagëve të atdheut

Melos Selmani – Për ty Gjilan

Mirjetë Berisha – Eja si serenadë

Naime Beqiraj – Si nanë e bi’ rreth qafe

Nurie Baduni – Duet i heshtur

Preng Maca – Zogjtë

Ramë Oraca – Arka e drunjtë

Selvete Abdullahu – Paqja e vonuar

Shqipe Hasani – E bekuar grua

Shyrete Demaj – Ku flenë perënditë

Zanë Mali – Derisa t’jetosh në mua

Ora e madhe e pjesës letrare të Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit”, mbahet më 31 janar 2024, ora 14:00, në Bibliotekën e qytetit “Fan S.Noli” në Gjilan dhe, moderohet nga poetja gjilanase, Kaltrinë Berisha.

Pas leximit të poezive, fillimisht shpallen rezultatet e konkursit anonim letrar, për poezi e tregim të shkurtër si dhe shpallet poezia më e mirë e kësaj ore poetike.

Fituesi i Çmimit për poezinë më të mirë të Orës së madhe letrare, “Pena e Flakës” nderohet me plaketën e Manifestimit në Mbrëmjen përmbyllëse të Manifestimit “Flaka e Janarit”, e cila mbahet në orën 17:00, në hapësirat e “Vali Ranch”.

Ndërsa, për fituesit e konkursit anonim letrar të “Flakës së Janarit”, pas dëshmimit të autorësisë, do të organizohet më vonë një ceremoni e veçantë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.