DYLON

Në mesin e profesorëve meritorë të avancuar edhe Shpend Elezi e Enver Hamiti

Në mesin e profesorëve meritorë të avancuar edhe Shpend Elezi e Enver Hamiti
Avatar photo Redaksia

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ditë më parë publikojë emrat e profesorëve të rregullt meritorë për sa i përket numrit të publikimeve shkencore dhe se në atë listë janë edhe dy emra të nderuar të shkencës që vijnë nga Gjilani, profesorët Shpend Elezi e Enver Hamiti.

Përndryshe, përgjatë muajve të fundit ORCA është marrë me verifikimin e procesit të avancimeve të profesorëve të Universitetit të Prishtinës sa i përket publikimeve shkencore të kërkuara nga Statuti për avancim.

Deri tani ORCA ka bërë një sërë reagimesh publike për procesin si negative përmes ankesave të dërguara në Inspektoratin e Arsimit, ashtu edhe pozitive duke lavdëruar publikisht meritorët. Në vazhdën e tyre është edhe aksioni i kur ORCA paraqet 12 raste të profesorëve të rregullt të avancuar të cilët kanë qenë meritorë sa i përket numrit të publikimeve shkencore që në këtë rast është 5.

EkoHigjiena
Shpend Elezi (kliko)
Enver Hamiti (kliko)

Këto raste kanë marrë rekomandim pozitiv nga analizat e ORCA-s e po ashtu janë zgjedhur në titujt e rekomanduar nga Senati i UP-së.

ORCA me këtë rast përmbyllë aktivitetin e saj lidhur me avancimet nga konkursi i fundit dhe përgëzon ata që kanë fituar thirrjet e reja në bazë të meritave sa i përket numrit të publikimeve shkencore dhe aspekteve të tjera që ORCA ka mundur t’i verifikojë.

Është e nevojshme që edhe shoqëria në tërësi të tregohet korrekte duke njohur përpjekjen e këtyre profesorëve të cilët po ruajnë minimumin e cilësisë në universitetin më të madh në vend.

Në vijim janë emrat e profesorëve të rregullt meritorë për sa i përket numrit të publikimeve shkencore:

Visar Morina, Avdullah Hoti, Eda Vula, Blerim Kamberi, Fehmi Zeqiri, Vjollca Sahatçiu-Meka, Enver Hamiti, Ymer Mekaj, Fatbardh Gashi, Fatmir Faiku, Hasan Ahmeti, dhe Shpend Elezi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.