Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë me dije se menaxhimi i ujërave të zeza më nuk do të jetë problem për fshatin e Kopernicës sepse projekti në vlerë prej 175,316.48 euro, është në proces e sipër.
Ai po ashtu ka thënë se kontrata në vlerë prej 331,614.03 euro parasheh rregullimin e sistemit të ujërave të zeza edhe në fshatrat Karaçevë dhe Koretin /2LONLINE/