Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Arsimit, Afrim Dervishi, kanë vizituar ambientet e shkollës “Metush Krasniqi” në Roganë, ku edhe është bërë shpërndarja e pajisjeve sportive, kutia e ndihmës së parë, si dhe veshjet sportive për nxënësit.
Gjatë kësaj vizite, Kryetari Rahimaj është shprehur se kabinetet sportive do të kompletohen me pajisje në të gjitha shkollat. /2LONLINE/