Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se shkollat në Kamenicë janë pajisur me vegla muzikore të brendeve më cilësore.
I pari i komunës ka thënë se secili nxënës tani ka mundësinë që profesionalisht të përgatitet në këtë pjesë.
“Mirëmëngjesi: Shkollat në Kamenicë edhe me kabinete të veçanta të muzikës. Është duke u punuar në secilën shkollë në Kamenicë, në mënyrë që infrastruktura, kushtet por edhe cilësia në tërësi të rritet. Pas kabineteve të shkencave, sportit, e informatikës, shkollat në Kamenicë janë pajisur edhe me veglat muzikore të brendeve më cilësore, në mënyrë që të kenë edhe kabinete të veçanta në këtë fushë, ka thënë Rahimaj.
Sipas tij, secili nxënës i apasionuar pas instrumenteve muzikore, tashmë ka mundësinë që profesionalisht të përgatitet në këtë pjesë.
“Po vazhdojmë me punë në arsim, kjo nuk është e tëra për nxënësit, projekte fantastike po vijnë”, ka thënë i pari i komunës, Kadri Rahimaj. /2LONLINE/