Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me zyrtarin nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë Edon Dërmaku kanë vizituar pikën grumbulluese të Rinorit, që I pari i komunës e ka vlerësuar si një djalë ambicioz e me vizion në fushën e të bërit biznes.
“Përpos pikës grumbulluese tek e cila vazhdon puna, Rinori ndau me ne edhe idetë e tij për zgjerimin e këtij biznesi”-ka thënë Rahimaj.
Ai ka shtuar gjithashtu se makina klasifikuese e përfituar në kuadër të grantit komunal, do të shtojë kapacitetin dhe vende të reja pune.
I pari i Kamenicës është shprehur i lumtur që mbështetja tek bizneset po jep rezultate të qarta. /2LONLINE/