Komuna e Kamenicës është radhitur në vendin e tretë në kuadër të matjeve të realizuara nga organizata KDI në bashkëpunim me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë”.
Kamenica është radhitur e treta me 78 pike apo 88.63% të përmbushjes së indikatorëve vlerësues.
I pari i komunës Kadri Rahimaj, ka thënë se Kamenica është radhitur 19 vende më lartë në krahasim me vitin e kaluar.
KAMENICA 19 VENDE MË LART PËR TRANSPARENCË KOMUNALE
“Transparenca radikale ishte njëri nga premtimet kryesore në fushatë, ndërsa sot kemi ngritje të jashtëzakonshme të Kamenicës në këtë aspekt, duke kaluar 19 komuna në krahasim me vitin e kaluar dhe duke u vlerësuar për herë të parë si komuna e tretë më transparente.
Në kuadër të matjeve të realizuara nga organizata KDI në bashkëpunim me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë”, Komuna e Kamenicës radhitet e treta për transparencë komunale me 78 pikë apo 88.63% të përmbushjes së indikatorëve vlerësues.
Në krahasim me vitin e kaluar Komuna e Kamenicës shënon ngritje për 19 vende, nga vendi i 22-të ku ka qenë në vitin e kaluar”, ka thënë kryetari Rahimaj. /2LONLINE/