DYLON

LDK: Raporti i KDI-së që e rangon Gjilanin në vendin e 17-të dëshmon se qeverisja e VV-së është totalisht jotransparente

LDK: Raporti i KDI-së që e rangon Gjilanin në vendin e 17-të dëshmon se qeverisja e VV-së është totalisht jotransparente
Avatar photo Redaksia

“Raporti i KDI-së që e rangon Gjilanin në vendin e 17-të dëshmon se qeverisja e VV-së është totalisht jotransparente”, thuhet në komunikatën reaguese të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Gjilan.

Në komunikatë thuhet tutje:

EkoHigjiena

“Raporti i fundit i Institutit Demokratik të Kosovës ku Komunën Gjilanin e rangon në vendin e 17 është dëshmia më e mirë se qeverisja e VV-së është jotransparente.

A ka vend për t’u krenuar me vendin e 17, kur një komunë tjetër fqinje rangohet në vendin e tretë?!

Sa për dijeni është pikërisht organizata KDI që Gjilanin nën qeverisjen e LDK-së e ka vlerësuar disa herë radhazi kampion në Kosovë për transparencë.

Është tejet shqetësues fakti që KDI e poenton Gjilanin me zero te indikatori për vendimet e kryetarit. Pse nuk publikohen vendimet e kryetarit dhe çka fshihet prapa këtyre vendimeve?!

Për më keq kjo organizatë kredibile e vlerëson me zero edhe që nuk ka plan të punës.  Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, në vazhdimësi ka ngritur shqetësimet për mostransparencën e qeverisë së udhëhequr nga VV, për nepotizëm dhe për qeverisje pa plan. 

Edhe më keq se kaq VV i ka stopuar projektet zhvillimore të Gjilanit. 

Janë dhënë 109 premtime mirëpo për nëntë muaj qeverisje janë zero të iniciuara. Kjo është e pafalshme dhe qytetarët e Gjilanit po e shohin për çdo ditë katandisjen e pushtetarëve, keq qeverisjen, nepotizmin e depresionin politik dhe ekonomik që e kanë sjell në Gjilan”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.