DYLON

Kryetari Rahimaj: Jeta dhe vepra e Komandant Rahim Beqiri është udhërrëfyes për punë të mira dhe shtetndërtim

Kryetari Rahimaj: Jeta dhe vepra e Komandant Rahim Beqiri është udhërrëfyes për punë të mira dhe shtetndërtim
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë homazhe tek lapidari i Komandant Rahim Beqirit, me rastin e përvjetorit të rënies së tij.

I pari i komunës ka thënë se data 2 gusht e vitit 2001, shënon rënien e Rokut, por ngritjen dhe forcimin e idealit për liri e aspiratën për zhvillim.

EkoHigjiena

“21 Vite nga rënia heroike e Rahim Beqirit-Komandant Roki. Në nderim të veprës heroike të Komandant Rokit, sot kemi bërë homazhe tek lapidari i tij në Kopërnicë dhe Kamenicë. Data 2 gusht e vitit 2001, shënon rënien e Rokut, por ngritjen dhe forcimin e idealit për liri e aspiratën për zhvillim. Jeta dhe vepra e heronjëve tanë, është udhërrëfyes për punë të mira dhe shtetndërtim. Lavdi dëshmorëve!”, ka thënë ai. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.