Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se Kamenica do t’i ketë 70 njësi banimi në kuadër të banimit të përballueshëm për çifte të reja dhe atij social.
Nga thirrja e hapur e MMPHI-së në shkurt të këtij viti, ku aplikuam si komunë, kemi nënshkruar marrëveshjen me Ministrin Aliu”-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Komuna e Kamenicës ka ndarë parcelën, dhe së shpejti do të fillojë puna.
Kryetari Rahimaj gjithashtu ka shtuar se bashkë me nivelin qendror, vazhdojmë me punë të mira për qytetarin. /2LONLINE/