I pari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se ka filluar procedura për ndërtimin e Sallës së Sportit për kampusin e shkollave të mesme në Kamenicë.
Kryetari i Komunës ka thënë se ky projekt kap vlerën prej 865,000 Euro.
“Që nga funksionimi i shkollave të mesme, mësimi edukativ dhe sportiv nuk ishte i plotë. Me projektet tona kapitale këtë po e mundësojmë dhe po e bëjmë realitet. Ky projekt kapital në vlerë prej 865,000 euro është mbështetur nga MASHTI. Falemnderit Kryeministrit Albin Kurti për mbështetje të parezervë për Kamenicën”, ka thënë Rahimaj. /2LONLINE/