Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me përfaqësues të OVL-UÇK-së dega në Kamenicë, e drejtorë komunal kanë bërë homazhe me rastin e 24 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Arsim Isufi, Shemsi Isufi, Ahmet Mehmeti dhe Ramadan Kastrati.
I pari i komunës ka thënë se falë sakrificës së dëshmorëve që dhanë jetën e tyre, ne tani gëzojmë lirinë.
“Jeta dhe vepra e të gjithë dëshmorëve për lirinë e vendit nuk do të harrohet kurrë. Falë tyre ne tani gëzojmë e jetojmë të lirë. Lavdi”, ka thënë ai. /2LONLINE/