Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se është hapur pusi për ujë të pijshëm në fshatin Petrit.
“Duke e ditur që rajoni i fshatit Petrit ballafaqohet me mungesë të ujit dhe me ujëra të papijshëm nëntokësor, Komuna e Kamenicës ka angazhuar ekspertë për procesin e fizibilitetit në mënyrë që të identifikohen burime të pastërta të ujit të pijshëm”-ka thënë kryetari Rahimaj.
Ai ka shtuar gjithashtu se ka qenë një proces i vështirë dhe po sfidohen në vazhdimësi, por sipas rekomandimit të raportit të fizibilitetit kanë bërë hapjen e pusit ku është gjetur sasi e madhe e ujit, ndërsa tani do të vazhdojmnë me analiza për të parë nëse ky ujë plotëson kushtet për pije dhe më pas të vazhdojnë me kyqje në ujësjellës.
“Përpjekjet tona do të vazhdojnë që fshatit Petrit t’i sigurojmë ujë të pijshëm”-ka shtuar kryetari Rahimaj. /2LONLINE/