Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë me dije se nga data 19 Qershor e deri me datën 4 Korrik, janë mbajtur gjithsej 27 dëgjime buxhetore me qytetarë të secilit lokalitet.
Sipas kryetarit Rahimaj, është shtuar interesimi i qytetarëve për të qenë pjesë e këtij procesi, duke u dyfishuar numri i pjesëmarrjes së tyre (nga 353 qytetarë pjesëmarrës në vitin 2022, në 653 në vitin 2023), me theks të veçantë pjesëmarrja e vajzave dhe grave.
‘’Në secilin lokalitet janë prezantuar punët e përfunduara nga viti i kaluar️ si dhe projektet e reja që do të vijnë. Kemi kuptuar se do të intensifikojmë edhe më shumë punën, duke ditur se edhe numri i kërkesave nga qytetarët është rritur (nga 249 kërkesa në vitin 2022 në 295 për vitin 2023). Idetë, planet e projektet për zhvillim vetëm sa vijnë e konkretizohen, atëherë kur ato burojnë e nxiten nga kërkesat e nevojat e qytetarëve’’, ka thënë Rahimaj. /2LONLINE/