Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se do të bëhet ndërtimi i 10 shtëpive në bashkëpunim me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
Është shprehur se ka pasur kënaqësinë që të pres në takim z.Halil Kastrati nga kjo organizatë, me të cilin kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit.
“I lumtur që në këtë projekt po kontribuon edhe Komuna e Kamenicës”-ka thënë Rahimaj.