Me këngën “Crocodile Rock” të Elton John duke luajtur në sfond dhe një organizim nga familja e gjuetarit Steve Irwin, një qytet i vogël bregdetar në veri të Queenslandit i dha lamtumirën një anëtari të dashur të komunitetit, një krokodil deti.
I njohur si Bismark, Fluffy ose Gary, banorët e Cardwellit mbajtën një ceremoni për t`i thënë lamtumirë krokodilit.
Më shumë se 50 persona morën pjesë në këtë ceremoni, të mbajtur në Malin Cardwell dhe organizuar nga Thea Ormonde. ‘Familjarët’ e krokodilit, falënderuan të pranishmit për pjesëmarrje, duke vlerësuar qëndrimin e tyre pozitiv ndaj zvarranikëve.
Në Quessnsland, vrasja ilegale e një krokodili dënohet me një gjobë prej 20 mijë dollarëve amerikanë.