Vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit në Serbi

Vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit në Serbi

Qytetarët në Serbi po vazhdojnë protestat nëpër rrugët kryesore të Beogradit. Para mesditës ata u mblodhën para Presidencës, derisa pritej që presidenti Aleksandar Vuçiq, t’i drejtohet kombit.

Derisa jashtë protestohej, presidenti Vuçiq brenda ndërtesës së Presidencës tha se nuk do të lejojë askënd të kërcënojë përmes dhunës.

Duke komentuar protestat e mbrëmshme, kur protestuesit hynë me dhunë në objektin e Radio Televizionit të Serbisë (RTS), presidenti Vuçiq tha se midis organizatorëve të protestës kishte nervozizëm për “një numër të vogël njerëzish që protestonin”, ku sipas Vuçiqit mbrëmë të pranishëm në protestën përpara Televizionit Shtetëror ishin 1550 njerëz.

Vuçiq përsëriti se do të flasë me qytetarët, por jo edhe me udhëheqësit e opozitës, të cilët po marrin pjesë në protestë.

“Nuk do të lejojmë që një pakicë prej një, dy, pesë apo njëqind mijë persona të menaxhojnë më Serbinë sepse është e dhunshme, prandaj nuk do ta lejojmë kurrë këtë lloj ngjarjeje politike”, tha Vuçiq.

KOMENTE