Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nё Stacionin Policor nё Viti, ka ardhur qytetari i cili deklaron se kishte gjet një kuletë me dokumente personale dhe para të gatshme në shumë prej treqind e njëzet e një (321) euro dhe një frang zviceran.
Policia e Kosovës në Viti përmes rrugëve operative e ka gjetur personin të citit i kishte humbur portofoli, dhe të njëjtit i kthehet, së bashku me dokumente dhe paratë që i kishte në të.
“Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e ndershëm dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Apelojmë tek qytetarët, që shembuj të tillë të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës të vazhdojnë edhe në të ardhme”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE/