Ne romanin “Murtaja “ të Albert Kamysë është një personazh i quajtur Kotard, dhe i cili nuk dëshiron që epidemia të marrë fund. Kotardi e shfrytëzon situatën e jashtëzakonshme për qëllimet e tija personale, dhe për punët e tija të pista në qytetin Oran.
Shkruan: Sabedin SINANI
Sa shumë po më ngjan këto ditë pandemie në Gjilan!
Të gjithë jemi dëshmitarë që kryetari i komunës dhe nënkryetari, kurrë më shumë se këto ditë nuk kanë qenë prezent në media, duke e promovuar politikisht vetveten, dhe atë me paratë e publikut dhe nga donacionet e ndryshme.
Në vend që orientimi të jetë në ndihmë për qytetarët dhe të gjendet mundësi që të ndihmohen bizneset, që ta përballojnë me lehtë këtë situatë të jashtëzakonshme, këta që nga mëngjesi deri në mbrëmje bëjnë sfilatë, i pari nëpër debate televizive, ndërsa i dyti nëpër lagje të ndryshme sikur të ishim në kohë fushate zgjedhore.
Qytetarët nuk i besojnë më fjalëve të kota dhe sfilatave politike, por do t’i dërgojnë në karantinë të përjetshme politike!