DYLON

Haziri: Ka mbetur edhe pak kohë për ta mbyllur këtë pandemi që na ka lodhur të gjithëve!

Haziri: Ka mbetur edhe pak kohë për ta mbyllur këtë pandemi që na ka lodhur të gjithëve!
Avatar photo Redaksia

“U njoftuam me një rast të vetëm për Covid-19, që vjen nga testimi në karantinë pasi është kthy nga Amerika. Uroj që të shërohet shpejt me të gjitha rastet tjera”, ka bërë me dije kreu i komunës së Gjilant, Lutfi Haziri.

Sipas tij, nga nesër zbatohet pakoja lehtësuese ekonomike dhe lirohet liria e lëvizjes, dy herë nga 120 minuta.

“Ju lutem ta shfrytëzoni të drejtën e rikthimit në punë, por me masa mbrojtëse. Shërbeni vetëm me masa mbrojtëse dhe mos merre e mos jep shërbim pa to. Mbaje distancimin social e mos shko mysafirë, e mos prano edhe më tutje mysafirë”, ka apeluar Haziri.

EkoHigjiena

Ai tha se ka mbetur edhe pak kohë për ta mbyllur këtë pandemi.

“Ka mbetur edhe pak kohë për ta mbyllur këtë pandemi që na ka lodhur të gjithëve. Por, jeta e qytetarit është më e shtrenjtë se gjithçka tjetër. Mbroje vetën e familjen”, ka thënë Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.