Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka bërë me dije se me fillimin e normalizimit të shërbimeve shëndetësore, ka rikthyer pagesat tek laurat në hyrje-dalje.
“Pas lirimit të tyre ka pasur numër të madh të qytetarëve që kanë shfrytëzuar hapësirat e parkingut në QKUK, edhe pa pasur nevojë për kryerje të shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Pas normalizimit të shërbimeve shëndetësore, është rritur numri i qytetarëve dhe makinave që frekuentojnë hapësirat dhe parkingjet në QKUK dhe kjo ka vështirësuar qasjen, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE.com/