DYLON

Përfaqësues të CDI-së dhe Komunës së Vitisë diskutojnë mbi mbrojtjen e ujërave nëntokësore

Përfaqësues të CDI-së dhe Komunës së Vitisë diskutojnë mbi mbrojtjen e ujërave nëntokësore
Avatar photo Redaksia

Përfaqësues të Komunës së Vitisë, në krye me Majlinda Ostrogllava, Drejtoreshë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë dhe njëherit Koordinatore për bashkëpunim me CDI-në kanë pritur sot në takim znj. Hyrie Morina, Projekt Menaxhere e CDI-së.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Kemur Mustafa, Përgjegjës i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”-Dega në Viti, pasi që në veçanti është biseduar për mbrojtjen e ujërave nëntokësore, kryesisht ujit të pijshëm në këtë komunë.

Në takim kanë marrë pjesë edhe Skender Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit, Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë si dhe Granti Abdyli, Zyrtar Komunal në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.