Pas më se 38 vitesh në shërbim dhe përkujdesje ndaj pacientëve, është pensionuar mjekja gjilanase specialiste e biokimisë klinike, Dr. Sebahate Hasani.
Në vitin 1986, Dr. Sebahate filloi për herë të parë punën si mjek në shërbimin e ish- Shtëpisë së Shëndetit në Gjilan (tani QKMF), transmeton 2LONLINE.com.
Ajo ka ofruar shërbime shëndetësore në ish Shtëpinë e Shëndetit të Gjilanit.
Dr. Sebahatja shquhej për natyrën e saj të qetë dhe shumë humane, duke patur një rol të jashtëzakonshëm për vite me radhë në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit.
Ajo u pensionua më datë 30 Maj 2024, pranë QKMF-së ”Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, me një ceremoni të përgatitur nga familjarët dhe kolegët e saj, të cilët e uruan dhe e falënderuan për kontributin e saj ndër vitesh.
Menaxhmenti i QKMF-së, ka vlerësuar lartë punën e saj të deritanishme duke shprehur mirënjohjen e përhershme për kontributin shumëvjeçar në shëndetësi dhe duke i dëshiruar shëndet të plotë në vazhdim të jetës. /2LONLINE/