”Me mbështetjen dhe përkrahjen e menaxhmentit të QKMF-së, ishim në shkollën e muzikës në Gjilan, ku u mbajt një ligjëratë me temën “Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit”. Falënderojmë DKA-në për bashkëpunimin dhe mikpritjen e ngrohtë”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan.
Ligjëruese ishte Mesefae Maliqi, koordinatore e EVP-së në QKMF-në “Dr. Nagip Rexhepi”. /2LONLINE/