Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i shoqëruar me bashkëpunëtorë kanë vizituar QKMF në Viti, me ç’rast kanë vizituar laboratorin dhe janë njoftuar nga menaxhmenti për blerjen e aparaturës së re biokimike dhe 2 aparateve të EKG -së , furnizim ky i realizuar përmes investimeve kapitale.
Gjithashtu, udhëheqësit komunal kanë parë nga afër punimet që janë duke u bërë në QKMF -Viti dhe nëpër AMF. Dr.Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF -së në Viti, shprehu falenderim kryetarit Haliti për përkrahjen e e vazhdueshme që po i jep sektorit te shendetësisë dhe bëri të ditur se së shpejti do bëhet shtimi i numrit të analizave laboratorike në Viti, si edhe në QMF Pozheran.