DYLON

Haziri: Ardita Sylejmani do të kujtohet përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari

Haziri: Ardita Sylejmani do të kujtohet përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta të gazetares së RTK’së, Ardita Sylejmani, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjeve, Sylejmani e Bllaca.

“Të nderuara familje Sylejmani e Bllaca,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së njohur të RTK’së, gjilanases sonë, Ardita Sylejmani.

EkoHigjiena

Ardita do të mbahet në mend përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e gazetarisë, mbi të gjitha, për trajtimin e temave në mënyrë objektive.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Sylejmani e Bllaca, kolegëve gazetarë dhe të gjithë farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.