Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare – Gjilan
Lajm Mortor – Me pikëllim të thellë ju lajmërojmë se ka ndërruar jetë infermierja Misrete Zeqiri,
*LAJM MORTOR**
Me pikëllim të thellë ju lajmërojmë se me datë 04.08.2024 ka ndërruar jetë infermierja Misrete Zeqiri, e cila mbi 4 dekada ishte në shërbim të pacientëve.
Ajo u punësua në vitin 1982 në QKMF në Komunën e Vitisë, ku punoi për 10 vite, e më pas vazhdoi të punojë në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, deri sa vdekja e ndau prej punës.
Humbja e saj do të lërë zbrazëti të madhe jo vetëm në familje, por edhe në mesin e kolegëve të Mjekësisë Familjare – QKMF në komunën e Gjilanit, të cilët do ta kujtojnë përherë për shpirtin e bardhë, butësinë dhe punën e palodhshme që kishte si me pacientët ashtu edhe me kolegët.
Në emër të QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” Gjilan, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe kolegëve që e ndanë një pjesë të jetës dhe të punës bashkë! /2LONLINE/