Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar marrëveshje me Zëvendësiministrin e Shëndetësisë Dr.Arsim Berisha, për pranimin e autoambulancës për shërbime shëndetësore.
Kreu i komunës duke falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë që në mesin e 22 komunave ka përzgjedhur Kamenicën si përfituese, ka theksuar se përpos numrit të shërbimeve të reja mjekësore të cilat janë shtuar si anjëherë më parë, tani po avancojmë edhe më shumë, duke u ofruar shërbime mjekësore edhe në shtëpitë e juaja për të gjithë ata qytetarë që nuk mundësi të udhëtojnë nga shtëpitë për në QKMF-në e qytetit.
“QKMF-ja në Kamenicë pajiset edhe me autoambulancë për vizitat në shtëpi dhe procesin e vaksinimit. Kam nënshkruar marrëveshjen me Zëvendësministrin e Shëndetësisë Dr.Arsim Berisha, për pranimin e autoambulancës për shërbime shëndetësore”, ka thënë Rahimaj.
Sipas tij, “përpos numrit të shërbimeve të reja mjekësore të cilat janë shtuar si anjëherë më parë, tani po avancojmë edhe më shumë, duke u ofruar shërbime mjekësore edhe në shtëpitë e juaja për të gjithë ata qytetarë që nuk mundësi të udhëtojnë nga shtëpitë për në QKMF-në e qytetit. Falënderoj Ministria e Shëndetësisë, që në mesin e 22 komunave ka përzgjedhur si përfituese edhe Komunën e Kamenicës”.
“Të punojmë për kujdesin shëndetësor dhe mirëqenien e qytetarëve është obligim”, ka thënë kryetari Rahimaj. /2LONLINE/