Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, aty ai ka parë nga afër ka parë furnizimin e fundit që është bërë për këtë qendër nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës ku bëjnë pjesë 47 kompjuter për digjitalizimin e shërbimeve mjekësore, një karrige stomatologjike dhe katër printer.
Me këtë rast Kryetari Haliti, u shpreh mirënjohës ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe theksoj se me këtë po kompletohet infrastruktura e nevojshme në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.
Kryetari Haliti tha se institucionet komunale të Vitisë, po vazhdojnë të mbështesin sektorin e shëndetësisë me qëllimin më të mirë që qytetarët që marrin shërbime shëndetësore në këtë komunë të jenë sa më cilësore.
Ndërkaq Dr. Vjollca Kadolli- Halili, Drejtoresh e QKMF-së në Viti, falënderoj ministrinë për këtë furnizim dhe shtoj se sipas saj ai ka qenë e nevojshme pasi me këtë është investuar në digjitalizim të shërbimeve.
Ajo theksoj se me këtë do të mundësohet që pacientët vitias të kenë shërbime efikase e shumë më të mira.