Qendra Kulturore Artistike “Mollëkuqet”
Me kënaqësi ju informojmë se Qendra Kulturore Artistike “Mollëkuqet” do ta përfaqësojë me dinjitet Republikën e Kosovës në festivalin ndërkombëtar “The Ottoman Dream”, që do të mbahet në Stamboll, Turqi në datat 24-28 Tetor, 2024.
Drejtoresha e QKA “Mollëkuqet”, Arta Haziri-Nuhiu do të jetë pjesë e jurisë profesionale të Festivalit, e ndonëse nuk mund të votojë për vendin e saj, sepse ashtu janë rregullat e festivaleve ndërkombëtare, drejtoresha do të jetë përkrahja më e madhe e talentëve nga delegacioni i Kosovës e Shqipërisë, duke i dhënë këshilla të shumta profesionale.
Në festival, do të jenë pjesëmarrës Ilda Nuhiu nga organizata jonë, Elena Popova nga Bullgaria e cila fitoi ftesën me pjesëmarrje falas në edicionin e 7-të të Festivalit “Rising Stars”, Teuta Statovci e cila në edicionin e 7-të të Festivalit tonë “Rising Stars” rrëmbeu ftesë me zbritje po për këtë festival, me mësuese Albana Tushe Curo iu dha mundësia në festivalin tonë që të jenë pjesë e “The Ottoman Dream” Renco Hoxhaj, Jorisa Bushi e Levio Dibrano nga Shqipëria, , e nga Shkolla “Melody” do të performojnë Alena Xhota, Ernest Gerbeshi, Elsa Gerbeshi dhe Kanina Arifi.
Ky event prestigjioz synon të promovojë trashëgiminë kulturore dhe artistike të vendeve pjesëmarrëse.
Ne jemi të sigurt se prezenca jonë do të sjellë vlera dhe do të forcojë lidhjet kulturore mes kombit tonë dhe vendeve të tjera.
Faleminderit drejtorit të Festivalit “The Ottoman Dream” Tolga Gurdill për mundësinë.
Mezi presim të shkëlqejmë në festival!
Ju faleminderit për mbështetjen tuaj!
Sinqerisht,
Qendra Kulturore Artistike “Mollëkuqet”