Poezi nga Pranvera Qerimi
Ringjallje
Asnjëherë
Qindra herë përmbysje
Varkë që nuk ndaloi
në rërë.
Pse?
Dallgët arsyeja,
Ndoshta frikën me mposhtë
A rëra frika e tij
Gjithësia e rrethonte
Por s’posedonte gjithçka
E gjithçka që donte
Era me lajme
Mos ta thumbonte
Shirat aromën
e thekshme ia sillnin
Kujtimet të tashmën
ia thithnin
Luftën e përballoi
Por lirinë e s’e përjetoi
I robëruar
I mërguar
Grabitqarja që plagët
ia hapi me duar
Ajo ia shihte surratin
Dhelpër
Që ia dirigjoi edhe
Fatin.