DYLON

BUSULL E REUMËS

BUSULL E REUMËS
Avatar photo Redaksia

Mehmetali Rexhepi

BUSULL E REUMËS

EkoHigjiena

syzat e reve dioptri e bashkave mbi sy
të lajthisin hap-mbylljet e ombrellës
nuk mbuloheshin ece-jake prej pikash
kahja vertikale e rënies harkohej në pjerrtësi
ritmi i lashtë ua plandoste fotosintezën
trotuareve ales gjetheve me të verdhën
syzave mbështillen të përhiturat zymti
zjarrin e qiellit e gëlltit sfungjeri i avujve
një flutur e bardhë mbi krahët e saj
bartte peshën e të verdhës
krah-shpuar prej të plumbtave pika
viktimë e dorëzuar sorrëshkinave
*
syzat avullore pa korniza pa vegë për veshë
kur të duash nuk mund ti heqësh as ti vësh
ritmet e përhitura fshehin rrotullimet e sipër-shfaqjeve
hije të ftohta pika të ngrira faqeve
ndërmjet zjarresh akujsh prushit e erës
frymuan mësymjet tej shtrirjes së shkujdesur të verës
deri këtu mandatin nuk e kishte reuma
para mësymjes hapat u futën në një dendësi mjegulle
u shurdhua kumti për ndodhjen pezull
përpara shkasit të rrembave të zhveshur
ji kurdo herë nën çati të kokës
derisa nën shtyllat e eshtrave rrjedhin damarët e tokës
*
tetësheve të ecjes me bastun i drejtpeshuar
i vure syrin durimit se si nxjerr shkulma të shkumës
sërish i yshtur pas furtunës
kur do t’i prekë jonet e vatrës busull e reumës

*
nën çatin e realitetit
ndoshta nuk do t’ia nënshkruash disfatën vetit

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.