DYLON

Qëndrim Qerimi u zgjodh kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK), dega në Gjilan

Qëndrim Qerimi u zgjodh kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK), dega në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës- Dega në Gjilan, ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor për Rininë Demokratike (RDK),  ku delegatët e këtij kuvendi, përmes votës zgjodhën Qëndrim Qerimin, kryetar të Rinisë Demokratike në Gjilan.

Lidhur me këtë, kreu i PDK-së së Gjilanit, Riad Rashiti ka falënderuar përzemërsisht të gjithë të rinjtë e anëtarësuar në platformën e RDK-së, e të tillë, siç ka thënë ai,  ishin 500 të rinj të Komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

“Dy kandidatët zhvilluam garë të denjë e të matur, për të cilën i falënderoj përzemërsisht. Delegatët e këtij kuvendi, votën ja besuan z. Qëndrim Qerimi, i cili dhe u zgjodh kryetar i Rinisë Demokratike në Gjilan”, ka thënë Rashiti.

Në fjalën e tij, këtë angazhim të degës në Gjilan, e vlerësoi lartë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se ishte kënaqësi të qëndronte në mesin e të rinjve të mirë të Gjilanit, të cilët janë bërë pjesë e platformës zgjedhore të Rinisë Demokratike të Kosovës.

Siç u shpreh ia, në tubimin madhështor që kanë organizuar të rejat dhe të rinjtë e Rinisë Demokratike të Kosovës në Gjilan zgjodhën për kryetar Qëndrim Qerimin, student i dalluar i stomatologjisë.

“Bashkë me kolegët që morën sot besimin për ta udhëhequr Rininë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Qëndrimi do të përkushtohet për ta vënë potencialin e tyre në shërbim të qytetarëve dhe qytetit të tyre. Rinia është fuqia dhe garanca e ndryshimeve pozitive në shoqërinë tonë”, ka thënë kreu i PDK-së, memli Krasniqi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.