Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në profilin e tij ka ndarë video që kanë të bëjnë me rregullimin e rrugëve, konkretisht të rrugës Gjilan – Kumanovë dhe Gjilan – Bujanoc.
***
Për rrugën Gjilan – Kumanovë ai është shprehur:
Gjilan – Kumanovë
Rruga e Kumanovës është rrugë me gjatësi 5 kilometra e 245 metra. Ajo fillon në pjesën nga varrezat e Qytetit të Gjilanit deri në daljen e rrugës ekzistuese që shkon në kufirin me Maqedoninë e Veriut.
Rruga ka gjerësinë prej 7 metrave dhe 2 metra trotuare në dy anët e rrugës, në pjesën e banuar të qytetit të Gjilanit.
Përveç rrugës, aty do të ketë edhe Ndriçim publik me gjatësi prej 690 metra, kanalizim fekal prej 544 metrave e kanalizim atmosferik prej 1773 metrave.
Vlera e kontratës së rrugës kryesore me krahët e rrugëve lidhëse ka vlerën e mbi 2 milionë eurove.
Qeveria për Komunat.
***
Për rrugën Gjilan – Bujanoc, kryeministri Kurti është shprehur:
Gjilan – Bujanoc
Rruga Gjilan-Bujanovc është vazhdimi i zgjerimit të daljes nga qyteti i Gjilanit në drejtim të Bujanovcit me gjatësi 2.7 km, me katër korsi, e me trotuar nga 2 metra në të dyja anët.
Rruga ka infrastrukturë nëntoksore të kompletuar: kanalizim kabllor, fekal dhe atmosferik, ndriçim në mes dhe sinjalizim.
Kontrata pritet të përfundojë deri në fund të shtatorit dhe vlera e saj është mbi 3 milionë euro.
Qeveria për Komunat.