Qeveria miraton vendimin për largimin e ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të radhës, ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.
Heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare./2LONLINE/