Zaki Asllani – /Kryetare e Gruas, AAK – Gjilan/
Aplikimet e refuzuara dhe vonesat e qëllimshme – Për një vit të plotë, gratë e Krushës nuk kanë marrë përgjigje për aplikimet e tyre, dhe kur më në fund janë kthyer përgjigjet, ato janë refuzuar me arsye të padrejta dhe të paqarta. Ky vonim jo vetëm që i ka penguar në realizimin e planeve të tyre, por ka dëmtuar rëndë operacionet dhe investimet që janë kaq të rëndësishme për zhvillimin e komunitetit të tyre
Mbështetje për kompani të tjera, (jo për ata që e meritojnë ) Ndërkohë që projekte të kompanive të tjera kanë marrë miratime dhe fonde të majme, gratë e Krushës janë përjashtuar pa arsye. Fondet që duhej të ndihmonin bujqësinë dhe zhvillimin e drejtë po shkojnë për interesa private dhe individë të lidhur. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj punës së ndershme dhe përpjekjeve të grave që kanë sakrifikuar shumë për të krijuar të ardhme më të mirë.
Ne nuk mund të qëndrojmë të heshtur përballë kësaj padrejtësie. Gratë e Krushës nuk janë vetëm simbol i guximit dhe i rezistencës, por edhe një shembull i punës dhe zhvillimit ekonomik të bazuar në ndershmëri.
Qëndroje e palëkundur në mbështetje të grave të Krushës dhe të zonjës Fahrije Hoti, të cilat nuk meritojnë tjetër veçse respekt dhe përkrahje për punën e tyre të ndershme dhe të palodhshme. Nuk do të ndalemi derisa të garantohet drejtësia! /2LONLINE/